Trajneri i njohur italian, Fabio
Capello, ka folur sot sa i takon dyshes Maldini-
Boban, mënyrën si drejtuesit e Milanit janë
trajtuar, si dhe pati një koment edhe për autobiografinë e Chiellinit, që ka shkaktuar disa polemika.
“Mënyra si Maldini dhe
Boban janë
trajtuar dhe po trajtohen, më bën për të vjellë! Si drejtues, të dy kanë treguar sinqeritet ndaj lojtarëve të tyre. Edhe unë do të bëja atë që bëri
Boban dhe do të largohesha me të katra.
Dinjiteti është gjëja më e rëndësishme për një njeri. Chiellini? Edhe mua ma kanë kërkuar të shkruaj libra, gjithmonë shkaktojnë polemika. Nuk më pëlqeu teksa lexoja disa gjëra, futbolli është krijuar për t’u luajtur e jo për t’u shkruar”, u shpreh
Capello.
Shtuar më 11/05/2020,
ora 22:57