Capello: Messi, gjeni më i madh se Ronaldo
Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Kush është futbollisti më i mirë në botë? Kjo është një prej pyetjeve më të dëgjuara në botën e futbollit. Argjentinasi ka fituar 4 herë radhazi "Topin e Artë", portugezi dy herë radhazi dhe se bashku me atë të fituar me fanellën e Manchester United e çon në 3 numrin e trofeut individual më të rëndësishëm në futboll.

Pavarësisht se është një çmim individual me Messin superior ndaj Ronaldos, pikëpyetja mbi më të mirin në botë vazhdon.

I fundit që ka folur rreth kësaj është një ish madrilen, që për ironi të fatit vlerëson lojtarin e Barcelonës si më të mirin në botë. Fabio Capello, që në drejtimin e Real Madrid ka fituar dy herë kampionatin në dy periudha të ndryshme, thekson se të dy janë gjeni të futbollit, por argjentinasi qëndron më lart se portugezi.

"A do të fitojë Ronaldo më shumë "Topa të Artë" se Messi? Është një betejë interesante. Messi është më shumë gjeni se Ronaldo por ai ka hasur disa probleme në klubin e tij dhe kjo i ka kushtuar në këtë garë. Cristiano është solid dhe psikologjikisht shumë i fortë. Ai dëshiron të përmirësohet më shumë dhe për më tepër luan në një skuadër të mrekullueshme. Ekipi e ndihmon shumë atë dhe ai i shpërblen me paraqitjet në fushë. Është shumë e rëndësishme të fitosh respektin e shokëve të skuadrës", ka thënë tekniku italian i Rusisë, raporton "Goal.com".

Capello jep edhe një këshillë për drejtuesit e Barcelonës duke u shprehur se Lionel Messi nuk duhet lënë që të largohet nga "Camp Nou".

"Barcelona nuk duhet ta shesë kurrë Messin. Si mund të shitet një si ai? E pashë në fundjavë të luajë dhe nuk mu duk shumë i lumtur në fushë. Krejt papritur u zgjua në fushë dhe bëri një paraqitje fantastike. Barcelona thjesht nuk mund të shesë një futbollist të tillë", është shprehur Fabio Capello. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori