Capello: Milan, kujdes Zenitin
Trajneri i kombëtares ruse dhe ish trajneri i suksesshëm i Milan, Fabio Capello, nëpërmjet një interviste dhënë për "Gazzetta dello Sport", ka paralajmëruar ish skuadrën e tij për rrezikun që e pret në Champions League kur të jetë përballë skuadrës ruse të Zenit St.Peterburg.

Trajneri Italian deklaroi se ekipi rus është një skuadër e vështirë për t’u mundur sepse ka futbollistë shumë të mirë në përbërje por mbi të gjitha sepse drejtohet nga një teknik italian si Luciano Spalletti, i cili ka sjellë ndryshime të mëdha në këtë klub.

"Don Fabio" u shpreh se Milani duhet ta nisë mirë ndeshjen që më pas të shkojë në Shën Petërburg i sigurtë, ndryshe nuk do e ketë aspak të thjeshtë.

Kuqezinjtë e Massimiliano Allegrit kanë në grup: Zenit, Anderlecht dhe Malaga, ndërsa do të luajnë ndeshjen e parë të martën më 18 shtator në San Siro përballë belgëve të Anderlecht. /albeu.com./
Shtuar më 13/09/2012, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori