Capello: Milan mos e largo Allegrin
Trajneri italian i kombëtares ruse, Fabio Capello foli për çështjen më të nxehtë të Milan: Allegri-Seedorf. 66-vjeçari deklaroi se tekniku livornez ka punuar shumë mirë dhe duhet të qëndrojë te kuqezinjtë. Ai shtoi gjithashtu se e dinte mirë se si reagon presidenti Silvio Berlusconi.

Don Capello tha se Seedorfin e kishte stërvitur shumë kohë më parë dhe se për të kishte shumë respekt, por drejtimi i Milanit nuk është shaka.

Ai bëri të ditur se si eksperiencë e parë për hollandezin drejtimi i kuqezinjve do të ishte shumë e rrezikshme. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2013, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori