Capello mund të lërë Jiangsu Suning për....
Pëlqej
Është raportuar se Fabio Capello do të largohet nga kinezët Jiangsu Suning, duke çuar në lidhje me drejtimin e Kombëtares Italiane.

Trajneri u emërua nga këshilltari teknik i Interit, Walter Sabatini, për të udhëhequr skuadren kineze, pronarët e të cilëve, Suning Group, kontrollojnë të dy klubet.

Sipas "Corriere dello Sport", Capello i ka thënë Sabatini se ai ka vendosur të largohet kur të përfundoi kampionati kinez, shkruan, Albeu.com.

Jiangsu Suning ka katër ndeshje për të luajtur, dhe aktualisht qëndron shtatë pikë larg Yanbian Funde në vendin e fundit të rënies.

Pas shumë polemikave trajneri i Italisë, Gampiero Ventura, mund të humbasë postin e trajnerit, ku rezultatet e tij kanë qenë negative, edhe pse u kualifikua në fazën e "play-off-it" për në "Rusi 2018". /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori