Capello ne Inter?
Albeu.com
Pasi kanë kuptuar se do të mbesin pa trajnerin e deritashëm Jose Mourinho, në skuadrën e Interit janë duke punuar në gjetjen e zëvendësuesit të tij. Pronarët e kampionit të Italisë kanë bërë me dije se duan që sezonin e ...... ardhshëm në bankinën e vet ta shohin Fabio Capellon, pra trajnerin italian, i cili momentalisht është përzgjedhës i Anglisë dhe me federatën e atjeshme ka kontratë deri në vitin 2012.

Në fillim Capello refuzonte çfarë komenti lidhur me angazhimin tij të mundshëm në Inter, por të dielën, vetëm 72 orë para fluturimit të Kombëtares angleze për në Afrikën e Jugut, ai deri diku ka ndërruar mendje.

“Asgjë nuk është e sigurt, pra as pozicioni im në Angli. Është ndërruar struktura e udhëheqjes së FA (Federatës Angleze të Futbollit), kurse me njerëzit e rinj në të nuk kam arritur të bisedojë. Mendoj se gjithçka është e mundshme”, u tha Capello gazetarëve.

Shtypi italian ka marrë vesh se Interi do të mund ta merrte Capellon nëse i paguan 4 milionë funte (mbi 4.6 milionë euro) dëmshpërblim për Federatën Angleze.
Shtuar më 30/05/2010, ora 21:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori