Capello perjashton Defoen dhe Ferdinand
Sulmuesi i Tottenhamit, Jermain Defoe dhe mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdidnand, do të jenë jashtë kombëtares së Anglisë për ndeshjen e radhës kualifikuese kundër Malit të Zi që zhvillohet të premten në Podgoricë.

Gjithashtu edhe Gerarrd është lënë jashtë megjithëse është kthyer nga lëndimi i gjatë.

Ferdinand ishte kapiten i përfaqësueses derisa Defoe kishte shënuar 3 gola në 4 ndeshjet e fundit. Megjithatë Defoe ka thënë se është shumë i zhgënjyer më këtë vendim.

"Natyrisht që jam shumë i dëshpëruar. Si duket nuk e binda Capellon edhe pse kisha paraqitje të mira kohëve të fundit, megjithatë unë do të punojë shumë që të kthej vendin tim në kombëtare", ka thënë Defoe.
Shtuar më 04/10/2011, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori