Ish-trajneri i Real Madrid, rrëfeu të martën për Sky Sports se braziliani
Ronaldo Nazario ishte "
talenti më i madh" që ai trainoi dhe në të njëjtën kohë ai që krijoi më shumë probleme për të në
dhomën e
veshjes.
Capello, i cili trainoi Ronaldon në pjesën e parë të sezonit 2006-2007 te Real Madrid ka një lidhje të fortë miqësie me të.
"
Talenti më i madh që kam trajnuar është
Ronaldo. Dhe në të njëjtën kohë ishte ai që krijoi problemet më të mëdha për mua në
dhomën e
veshjes. Ai dikur bënte festa, çdoditë. Një herë Holandezi Ruud Van Nistelrooy tha: Këtu në
dhomën e dollapit mban erë alkool", rrëfeu
Capello në televizionin privat italian "Sky Sport".
"Atëherë kur
Ronaldo u largua (për te Milani, në Janar 2007), filluam të fitonim, por nëse flasim për talent, ai ishte padyshim më i madhi," shtoi trajneri Italian.
Capello gjithashtu tha se takohet "shpesh" me Ronaldon dhe se ata bisedojnë me kënaqësi. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2020,
ora 21:47