Capello: Scolari flet broçkulla
Fabio Capello nuk mundi ta kalonte fazën e grupeve si trajner i Rusisë, megjithatë ai nuk humbet asnjë detaj nga Kupa e Botës. Italiani, i cili u largua nga turneu duke turfulluar ndaj arbitrave, e cilësoi një broçkull pretendimin e Luiz Felipe Scolarit se FIFA e dëshiron Brazilin jashtë Botërorit. Ka patur të gjithë kohën e nevojshme për të reflektuar e për të menduar se çfarë mund të kishte bërë ndryshe, por gjithsesi Capello këmbëngul në pakënaqësinë ndaj arbitrimit.

"Don Fabio" në vijim analizoi zhgënjimin e Spanjës, të vendit të tij Italisë, ndërsa komentoi edhe ecurinë e Brazilit.

"Jam habitur shumë nga Spanja, por fati nuk ishte me ta këtë herë. Del Bosque gjithsesi duhet të vazhdojë sepse është trajneri i duhur për këtë kombëtare. Për Italinë mund të them se i mungoi shpejtësia në lojë, ashtu si përfaqësuesja ruse. Në këtë Botëror nuk arritëm të shikonim futbollin e vërtetë italian. Pastaj nëse flasim për Brazilin, ky ekip ka dëshirë, forcë dhe cilësi. Eshtë Neymar lojtari që bën diferencën. Kombëtarja braziliane për mendimin tim është bërë më konkrete në lojë, por më pak spektakolare", është shprehur Capello.

Duke kaluar në emra të përveçëm, Capello tha se portieri i gjermanëve Neuer është pa dyshim numri një sepse gjithçka e bën në mënyrë perfekte, madje ka aftësi edhe si mbrojtës. Eshtë kryqëzuar dhe penalizuar Luis Suarez për kafshimin e Chiellinit, por nga ana e teknikut italian, uruguajani mori fjalët më të mira. Për të, Capello u shpreh se është një goleador i madh ashtu si legjenda e Spanjës, Raul Gonzalez, është shpëtimtari i skuadrës në momentet më vendimtare. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2014, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori