Fabio
Capello ka parashikuar se “
vendosmëria dhe
motivimi” do të jetë vendimtar në derbin e madh lokal italian, Inter - Milan.
Derby della Madonnina i parë i këtij sezoni do të zhvillohet nga ora 20:30 në ndeshjen që do të luhet në stadiumin Giuseppe Meazza.
“Këto statistika tregojnë për një barazim, por ju duhet të analizoni dobësitë e skuadrave dhe në këtë kuptim mua më duket sikur mbrojtja e Milanit nuk është veçanërisht e fortë”, ka thënë fillimisht
Capello.
“Rossonerët kanë pak vështirësi në pjesën e prapme dhe Interi është shumë i rrezikshëm në sulm. Milani do të duhet të jetë me të vërtetë shumë i kujdesshëm”.
“Ju kurrë nuk mund të bëni parashikime në një derbi, sepse loja është e ndarë nga pjesa tjetër e sezonit dhe ka atmosferën e vet të veçantë”.
“Statistikat nuk janë vendimtare, por
vendosmëria dhe
motivimi”, përfundoi trajneri i njohur italian.
Shtuar më 21/10/2018,
ora 18:45