Capello tregon historinë si qëndroi Messi te Barça: Kur ishte 16 vjeç e kërkova te Juventus
Lionel Messi, që vazhdon të bëjë të ëndërrojnë tifozët e Barcelonës, është sot në "Camp Nou" edhe për meritë të Fabio Capellos, i cili tregoi për "Sky Sports" një anekdotë për të shkuarën e "pleshtit".

Trajneri italian e takoi argjentinasin në moshë të re gjatë një miqësoreje kur ai stërviste Juventusin.

"Më tha presidenti i Barcelonës, Laporta: "Mesi është këtu në Barcelonë për meritën tuaj gjatë një ndeshjeje që luanim në një miqësore gjatë përgatitjeve të sezonit me Juven, trofeun "Gamper".

Messi ishte 16 vjeç dhe unë, pas 20 minutash, shkova te Raicard, që atëherë ishte trajneri, dhe i thashë: "Te ju nuk luan sepse është ekstrakomunitari i katërt. Na e jepni neve, e mbajmë një vit dhe pastaj rikthehet’.

Dhe ai më tha: "Jo, do shohësh se do arrijmë ta zgjidhim". Dhe, në fakt, ia dolën", tregon Capello.
Shtuar më 03/05/2019, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori