Capello: Vetëm "Suning" mund të frenojë Juventusin
Pëlqej
Në prag të derbit të sotëm mes Juventusit dhe Interit, ka folur dhe Fabio Capello i cili ka drejtuar për dy sezone Juventusin duke e shpallur kampion në vitin 2005 dhe në 2006, shkruan Albeu.com.

Capelo pati mundësinë që të njihte nga pranë mënyrën e të punuarit të kësaj familjeje që ka vendosur të investojë fuqishëm tek Interi dhe ish-trajneri italian është i bindur se “Suning” është arma më e fortë që milanezët kanë për të thyer diktaturën bardhezi:

“Kam parë nga afër vëmendjen dhe rëndësinë që ‘Suning’ i kushton botës së futbollit. Kur e kanë bërë diçka të tillë në Kinë, jam i sigurt se në Itali do të bëjnë edhe shumë herë më mirë, pasi familja Zhang është vërtet një superfuqi dhe një grup shumë serioz.

Sot për sot, unë jam i bindur kur them se për të ndaluar shfrenimin e Juventusit, vetëm Interi dhe ‘Suning’ mund ta bëjnë këtë me ideologjinë dhe seriozitetin që kanë shfaqur. Gjithsesi, për sa i përket këtij viti, duke lënë mënjanë atë që pritet”. /albeu.com.


Shtuar më 07/12/2018, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori