Capello zbulon prapaskenën: Ishte një lojtar që nuk e doja, dukej keq në stërvitje por ndryshova mendim
Fabio
Capello ka zbuluar për Sky Sport një prapaskenë që ka ndodhur gjatë kohës kur drejtonte Roma-n dhe që ka patur lidhje me një lojtar që ai nuk e donte në skuadër, por që më pas e ka bërë të ndryshojë mendim.
E quanin The Wall ku luante. Dhe kishte një arsye për këtë. Askush nuk mund ta kalonte kur ishte në formë. Po flasim për Walter
Samuel, ish-mbrojtës i inter-it dhe
Roma-s, i cili nuk ka qenë shumë i vlerësuar te verdhekuqtë.
“Kur
drejtuesit e
Roma-s kanë marrë
Samuel, kam menduar se nuk ishte në lartësinë e duhur. Më dukej keq në stërvitje, më pas
drejtuesit e Boca-s më kanë shpjeguar se në përballjet një kundër një ishte i pakalueshëm dhe cilësitë e tij kanë dalë në pah më vonë”.
“Duhet durim me lojtarët”, ka thënë
Capello.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 18:30