E FUNDIT/ Lëkundet përsëri vendi, mësoni epiqendrën
Capital T vjen me super-ofertë për fansat e tij pas ndeshjeve të Shqipërisë dhe Kosovës (VIDEO)
Këngëtari i mirënjohur kosovar, Trim Ademi i njohur si Capital T, është entuziazmuar me ndeshjen e sotme të Kosovës ndaj Anglisë dhe Kombëtaren e Shqipërisë.

"Sot i kemi shënuar shtatë gola kundër dy ekipe shumë të forta evropiane, Kosovë dhe Shqipëri. Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar me këtë rast do ta bëjë super-ofertë për koncertin në Tiranë, Zona A 10 euro, zona B 5 euro. Ju pres me 19 shtator në Tiranë. Jemi më të mirët", ka thënë Capital T në një video të postuar në Facebook.

Capital T është djali i kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

Kujtojmë se Kosova humbi nga Anglia me rezultat 5:3 kurse Shqipëria e mposhti Islandën me shifrat 4:2.

Këto ndeshje i takuan kualifikimeve për Kampionatin Evropian Euro 2020.
Shtuar më 11/09/2019, ora 08:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori