Capoelo: Rooney i shkelqyer
Albeu.com
Trajneri i kombëtarës së Anglise, Fabio Capello ka stërvitur shumë kampionë, por ai që qëndron ne “zemrën” e teknikut italian është sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney.Në një interviste per “Sky Sport”, ai është shprehur me bindje se Rooney është një nga më të mëdhenjtë që ka pasur nën urdhërat e tij.

“Wayne është një nga talentët më të mëdhenj që kam stërvitur. Mendoj se është i ngjashëm me Raul. Eshtë me të vërtetë një lojtar i rëndesishëm për një skuadër. Cdo herë që stervitet do të mësojë dicka të re. Kërkon të qëndrojë në fushë gjatë gjithë kohës sepse për të, kjo është vertetë e rëndësishme”, thekson Capello.
Shtuar më 13/02/2010, ora 01:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori