Cardiff City befason Manchester Cityn (VIDEO)
Cardiff City 3 – 2 Manchester City


Tottenham Hotspur 1 : 0 Swansea City
Skuadra uellsiane e sapo mbërritur në Premier League, Cardiff Cityt, befasoi sonte gjigantin Manchester City duke e mposhtur atë me rezultat 3:2.

Edhepse City kaloi i pari në epërsi me golin e Edin Xhekos në minutën e 52-të, uellsianët nga minuta e 60-të e deri në atë të 87–të renditën tre gola (Gunnarson një dhe Fraizer Campbell dy gola).

Në minutën e 90-të, Alvaro Negredo shënoi golin e dytë për Cityn, duke e çuar rezultatin në 3-2 në pamundësi për të bërë më shumë.

Ndërkohë skuadra uellsiane, Swansea pësoi një humbje të lehtë prej 1-0 nga Tottenham. Përkundër lojës së mirë të Swensea-s, londinezët shënuan përmes Roberto Soldados nga penalltia në minutën e 67-të, duke arkëtuar tre pikë. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2013, ora 21:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori