Carlo Ancelotti mbyll derën për
Mario Balotellin. Trajneri i Paris Saint-Germain ka thënë se për disa vite sulmi i kësaj skuadre pas ardhjes së Ibrahimovic nuk ka probleme.
"Nuk na duhet, në rolin që ai luan ne kemi Ibrahimoviç dhe per disa vite nuk kemi nevojë për
sulmues.
Balotelli është një lojtar i madh por ne kemi edhe lojtarë të tjerë si Lavezzi, Gameiro dhe Menez i cili mund të luajnë si
sulmues të dytë.Çfare mendoj une për Marion? unë nuk mund të gjykoj atë si një person, vetëm si një lojtar dhe për mua ai është një
sulmues i madh." ështe shprehur
Ancelotti. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2013,
ora 15:02