Carlos shpjegon arsyet pse u largua nga Interi
Roberto Carlos ka konfirmuar se ai është larguar nga Interi vetëm për shkak të trajnerit të atëhershëm, Roy Hodgson. Kjo pasi braziliani e shikoi ai si një person që nuk kupton shumë nga futbolli. Mbrojtësi legjendar ishte pjesë e klubit nga Giuseppe Meazza në sezonin 1995/96, ku më pas u transferua te Real Madridi.

“Qëndrimi i Hodgsonit në Inter po më shkatërronte”, ka thënë Carlos për PlanetFootball.

“Ai luante me mua në mesfushë dhe unë konsiderova që kjo ishte diçka që mund t’i jepte fund karrierës sime. Nuk është që kisha marrëdhënie jo të mira me Hodgson, thjesht Hodgson nuk din shumë për futbollin. Kur Interi humbi në finalen e UEFA Cup ndaj Schalke në 1996, ishte e gjitha thjesht për shkak të Hodgsonit”.

Carlos tregon se kishte një raport më të mirë me trajnerin italian, Fabio Capello, i cili e bleu te Real Madridi.

“Capello ishte ndryshe, shumë më ndryshe. Kalova në Madrid për shkak të tij, ai është trajneri më i rëndësishëm në karrierën time”, ka shtuar Carlos. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2017, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori