Carlos Tevez përfundon te Anzhi?
Carlos Tevez
Carlos Tevez emblema e kësaj merkatoje dimërore nuk është transferuar në asnjë skuadër. Të pakët kanë qënë ata që mendonin se data 1 Shkurt do t’a gjente argjentinasin ende tek Manchester City ndërsa njëra pas tjetrës të gjitha destinacionet e mundshme për transferimin e “ Apashit” u shuan për arsye të ndryshme. Skuadra e cila shpresonte më shumë për të patur shërbimet e 27 vjecarit ka qënë pikërisht Milani, një destinacion ky i dëshiruar edhe nga vet lojtari, por edhe kuqezinjtë ditën e Hënë hoqën dorë nga kartoni i sulmuesi.

Tevez kishte refuzuar të gjitha ofertat në drejtim të tij sidomos atë të Paris Saint German një transferim ky që do të ishte me leverdi si për klubin anglez ashtu edhe për financat e vet lojtarit. Por tashmë argjentinasi është i detyruar të rikthehet në Angli ku do të vihet në dispozicion të Roberto Mancinit megjithatë vështirë se tekniku i Citizens do t’a aktivizojë në ndeshje zyrtare, ndërkohë që gjatë kësaj kohe Tevez do të stërvitet me skuadrën rezervë. Megjithatë ekziston akoma një mundësi që “Apashi” të largohet nga Manchester City. Është pikërisht Anzhi, klubi rus ku luan Samuel Eto’o që mund të shfrytëzojë afatin kohor prej një muaji të merkatos në Rusi,për të bindur Tevez që të lërë përfundimisht skuadrën angleze. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2012, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori