Carlos Tevez po mendon pensionim në vitin 2019
Pëlqej
Carlos Tevez planifikon që të pensionohet kur i skadon kontrata me Boca Juniors në fund të 2019’ës.

Ish-lojtari i Manchester United, Manchester City dhe Juventusit u ribashkuar me Bocan në janar për herë të dytë pasi që nuk qëndroi më shumë në Shanghai Shenhua – e cila e kishte bërë sulmuesin më të paguarin në histori.

Tevez ka shënuar katër gola që nga rikthimi dhe është zëvendësuar për skuadrën e Guillermo Barros Schelotto duke ia siguruar titullin Bocas.

“Mendojë që kontrata ime përfundon në fund të vitit tjetër dhe mendojë që në atë kohë do të pensionohem”, ka thënë ai për Canal 13. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2018, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori