Carlos tregon se si ishte afër kalimit tek Chelsea
Robert Carlos ka pohuar se në vitin 2002 u kontaktua nga Abramovi, por që negociatat ngecën.

“U takova me Roman Abramovichin në Paris rreth një marrëveshje. Por, ishin disa gjëra për të cilat nuk mund të pajtoheshim. Ishte afër por, në fund, nuk ishte e mundur”, tha Carlos.

Ky i fundit më pas u transferua te klubi i famshëm turk, Fenerbahçe ku më pas i dha edhe fund karrierës prej futbollisti në vitin 2015 si lojtar i Delhi Dynamos./albeu.com/
Shtuar më 17/09/2017, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori