Carlos Vela "thumbon" Ibrën: Jam unë më i miri
"Carlos Vela është bërë i famshëm në moshën 29- vjeçare, ndërsa unë në moshën e tij fitoja gjithçka në Europë. Unë, në kampionatin amerikan ("MLS") ndihem si një Ferrari mes disa FIAT-eve”.

Me këto fjalë, Zlatan Ibrahimoviç injoronte rivalin të cilin e mposhti në derbin e Los Angelos, ku suedezi shënoi një tripletë, ndërsa Vela dy gola. Por ky i fundit, nuk ka ngurruar që të mbajë gjallë luftën me Zlatanin.

"Ibra mund ta marrë si ofendim, por shifrat flasin qartë: Unë kam shënuar 20 gola në 21 ndeshje, ai 16 gola në 17 prezenca. Statistikat thonë se jam unë më i miri dhe këtu merr fund argumenti", tha Vela.
Shtuar më 22/07/2019, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori