Carolina Marconi, showgirl-i nga Roma, ka dhënë një intervistë për "Il Tempo", disa orë para derbit Lazio-Roma.
HERA E PARË NË STADIUM - "Isha fëmijë. Më ka pëlqyer gjithmonë futbolli.
Babai im ishte një diplomat dhe gjatë kohës së lirë bënte trajnerin. Unë e shoqëroja dhe që prej asaj kohe kam qënë gjithmonë e apasionuar pas sportit".
PASIONI VERDHEKUQ - "Edhe kjo vjen nga
babai, romanist i madh, ashtu si gjithë pjesa tjetër e familjes".
DERBI - "Jam paragjykuese, por jam e sigurtë që do fitojmë"
TË PREFERUARIT - "Totti dhe
Gervinho, gjithashtu edhe Nainggolan. Kapiteni nuk preket ndërsa
Gervinho është një fenomen"
PREMTIMI - "Dua të bëjë diçka të çmendur për Romën. Do vishem si Kleopatra para Koloseumit dhe do të hidhem në ndonjë burim. Mjafton të fitojmë". /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2014,
ora 15:11