Jamie
Carragher është pezuluar nga roli i analistit të futbollit tek mediumi Sky
Sports.
Ish-lojtari i
Liverpoolit, Jamie
Carragher është suspenduar nga roli i tij si analist futbolli tek Sky
Sports deri në fund të këtij sezoni.
40-vjeçari, është kapur në një video duke pështyrë në një makinë pas humbjes 2 me 1 të
Liverpoolit nga Manchester United.
Anglezi ka reaguar me të pështyrë në momentin kur shoferi e pyeti për rezultatin e takimit.
Por ai ka kërkuar falje për këtë akt të turpët duke thënë: "Kam bërë një gabim të madh dhe pranoj përgjegjësinë e plotë. Unë jam i vetmi person që duhet të fajësohem për këtë situatë të keqe, prandaj ju lutem më lini vetëm me familjen time. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018,
ora 17:30