Carvahal: Jemi më të bashkuar më shumë se kurrë
Pëlqej
Dani Carvajal është paraqitur në konferencë për shtyp pas humbjes së sotme ndaj Villarealit dhe analizoi me fjalët e tij momentet e këqija që po kalon ekipi.

"Kemi dhënë gjithcka. Nuk ka asnjë justifikim, Villareali mori shumë nga kjo ndeshje. Ne jemi në një kohë me rezultate dhe lojë të keqe por sot pak njerëz do të thonë që nuk jemi përpjekuar dhe nuk kemi luajtur mirë. Dinamika aktuale është negative, por ekipi është i fortë dhe i bashkuar më shumë se kurrë. Duhet të bëjmë njëhap përpara dhe të përpiqemi të fitojmë atë që kemi humbur.”

"Sot ne duhet të shkojmë në shtëpi me kokën lartë, kemi dhënë gjithcka në fushë. Te enjten kemi një tjetër ndeshje dhe shpresojë se do të marrim një rezultat të mirë. Në La Liga ne duhet të jemi realist, është një distancë e madhe dhe nesër mund të zgjatet edhe më shumë, por në fund ajo që kemi lënë është të mendojmë për ndeshje e ardhshme, të fitojmë më të mirën e mundshme dhe të kemi ndjenja të mira.”, përcjell Albeu.com.

Gabimet:

”Nëse shkojmë në pushimin e pjesëve me rezultat 2-0, e përfundojmë ndeshjen me rezultat 5-0. Eshtë e vështirë për ne që ti hapim ndeshjet dhe ti mbyllim ato, është një aspekt që duhet korrigjuar dhe sapo ta bëjmë këtë, ekipi do të jetë më mirë, por ju garantojë që nuk ka bllokime mentale. Kemi luajtur ndaj të gjitha skuadrave mirë.”

Arbitri:

”Unë mendoj se rasti i Cristiano Ronaldos duhej të penalizohej dhe kundërshtari të dëbohej me të kuq pasi largoi goli. Gjyqtarët janë njerëz si ne, pro ne nuk kemi humbur ndeshjen për shkak tij.” /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori