Carvajal: Mbrëmja më e keqe e jetës time
Real Madrid ka pësuar një humbje të turpshme 4-1 në Santiago Bernabeu dhe është eliminuar nga Ajax në 1/8-at e Champions League, shkruan Albeu.com

Pas ndeshjes, Dani Carvajal kishte guximin të dilte para mikrofonave për të folur rreth disfatës së tretë radhazi brenda një jave.

"Kjo është mbrëmja më e keqe e jetës time në aspektin profesional. Nuk e kam pasur ndonjëherë këtë ndjesi të keqe.""Brenda javës kemi humbur në tre kompeticione. Nuk dua të gjej justifikime, kundërshtari ishte më i mirë se ne."

"Fundi i një cikli? Nuk e shoh kështu pasi kemi shumë lojtarë të rinj në skuadër, por sezoni për ne ka marrë fund."

"Duhet ta pranojmë faktin që kemi bërë një sezon m*ti". /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 23:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori