Carvajal mund të mbyllë karrierën si pasojë e sëmundjes në zemër, e konfirmon kardiologu
Carvajal prej pak ditësh mësoi se vuante nga një sëmundje në zemër e cila do e shkëpuste për pak kohë nga fusha e blertë.

Fillimisht u cilësua si një sëmundje e cila origjinën e kishte nga gripi por nuk paska qenë e tillë. Mbrojtësi më i mirë në botë për krahun e djathtë mund të mbyllë karrierën e tij parakohe si pasojë e kësaj sëmundjeje.

Kardiologu i cili po merret me mjekimin e tij tha: "Problemi në zemrën e Carvajal është shumë i rrezikshëm për një futbollist, i duhet një kohë e gjatë pushimi ose ndoshta të tërhiqet nga futbolli."

Ky është një lajm i tmerrshëm jo vetëm për Realin e Madridit por dhe botën mbarë pasi Carvajal shikohet si një nga mbrojtësit më me perspektivë për të ardhmen pasi është një titullarë i padiskutueshëm tek Real Madrid ka fituar 3 Champions League dhe është vetëm 25 vjeç. / albeu.com /
Shtuar më 04/10/2017, ora 20:55
www wwww
e Enjte 5 Tetor 2017, Ora 18:02
Joooooooooo
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori