Carvalho: Jam nje kafshe
Albeu.com
Portieri i ri i skuadrës italiane Genoa, portugezi Eduardo Carvalho, në një intervistë dhënë të premten gazetës "La Gazzetta dello Sport", ka sqaruar arsyen pse të afërmit e tij e thërrasin atë me nofkën "kafshë"."Kjo është e vërtetë. Njerëzit më quajnë 'kafshë' sepse unë jap maksimumin tim gjatë stërvitjeve dhe gjatë ndeshjeve', ka thënë Eduardo. Eduardo ka folur edhe për firmosjen e tij me Genoan, me ç'rast ka thënë se është dashuruar me klubin qysh në "shikimin e parë". Portieri 27- vjeçar, Eduardo ishte pjesë e Portugalisë në botërorin "Afrika e Jugut 2010" dhe pati paraqitje të mira.
Shtuar më 24/07/2010, ora 10:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori