Carvalho shume afer Interit
Albeu.com
Mbrojtësi i Chelseat, Ricardo Carvalho, është pranë transferimit te fituesi i Ligës së Kampionëve, Interi. Portugezi Carvalho të premten është parë në qytetin e Milanos duke negociuar me drejtuesit e Interit, kanë njoftuar mediumet italiane.
32-vjeçari Carvalho në gjashtë vitet e fundit ka luajtur për Chelsean. Por ai nuk bën pjesë në planet e teknikut italian të Chelseat, Carlo Anceloti, dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet. Carvalho mund të jetë transferimi i parë i Rafa Benitezit në Inter. Ai shihet si zëvendësim për mbrojtësin veteran, Marco Materazzi.
Shtuar më 10/07/2010, ora 16:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori