Tashmë është zyrtare: Valentino Rossi do të
niset nga
vendi i fundit në Valencia, në garën e fundit dhe përcaktuese për titullin kampion, që piloti italian do e luftojë me shokun e tij të skuadrës te Yamaha, Jorge Lorenzo.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) nuk e ka pranuar apelimin e italianit dhe në këtë mënyrë ai do të
niset nga
vendi i fundit, pas dënimit që mori si pasojë e
incidentit të ndodhur me Marc Marquez, incident ky që ka bërë të shpërthejnë polemika të forta prej ditësh në Itali dhe Spanjë. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2015,
ora 11:49