Casemiro shpërblehet nga trajneri i Brazilit
Casemiro do të jetë kapiteni i Brazilit për takimin e së enjtes ndaj Bolivisë, në kuadër të eliminatoreve për “Rusi 2018”.

Një dhuratë nga trajneri Tite, që ka menduar të shpërblejë performancën luftarake dhe të palodhur të mesfushorit të Real Madrid-it.

"Është një krenari e shumë e madhe të jesh kapiten i Brazilit. E tillë ishte që kur u thirra të luaj për këtë fanellë. Nuk kam fjalë për të përshkruar gëzimin që ndjej”, tha Casemiro për “Globo Esporte”. Brazili tashmë i kualifikuar në “Rusi 2018”, udhëheq me 37 pikë renditjen e CONMEBOL, ndërsa Bolivia pozicionohet në vendin e 9 me 13 pikë. / albeu.com /
Shtuar më 04/10/2017, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori