Casillas e mbyll karrirën tek Porto
Iker Casillas do të luajë për Porton edhe për një tjetër sezon.

Portieri spanjoll ka një klauzolë me të cilën, nëse ai kishte luajtur së paku 30 ndeshje këtë sezon, ai mund të zgjasë automatikisht kontratën.

Casillas ka luajtur 34 ndeshje dhe ka vendosur të mbetet i lidhur me Porto deri në fund të karrierës së tij.

Ish-legjenda e Real Madridit tashmë në moshën 37 vjecare ka zhvilluar deri më tani 110 ndeshje me Porton që kur iu bashkua skaudrës portugeze në vitin 2015. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2019, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori