Casillas: Gjyqtari na ndëshkoi përsëri
Iker Casillas
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas është shprehur tepër i inatosur me gjyqtarin e ndeshjes së luajtur kundrejt Barcelonës, duke thënë se u anuloi një gol të rregullt të Madrilenëve.

"Ne kemi memorien e ndeshjes. Një barazim pa gola në ndeshjen e parë dhe ky barazim 1-1 në këtë ndeshje do të na dërgonte neve në finale".

"Goli i Higuain ishte gol i pastër. Ishte edhe një vendim kundër nesh, si çdo herë tjetër. Ne nuk mund të bëjmë asgjë tani por do ta bëjmë klubin tonë krenar".

"Ne kemi biseduar me Mourinhon dhe ai është i lumtur me përpjekjet tona": tha Casillas pas ndeshjes për gazetën "AS". /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2011, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori