Casillas ka një mesazh emocional për Buffonin


Pëlqej
Portieri spanjoll, Iker Casillas nuk dëshiron të shoh duke qajtë portierin italian, Gianluigi Buffon

Italia mbrëmë mbeti jashtë Kupës së Botës, duke bërë që kështu nga Kombëtarja të pensionohej edhe legjenda Gianluigi Buffon, shkruan Albeu.com.

Ai pas ndeshjes këtë eliminim e përjetoi shumë rëndë, ku gjatë tërë kohës ishte duke qajtur.

Por, kështu nuk dëshiron ta shoh njëri prej miqve më të mirë dhe rivali kryesor në futboll, Iker Casillas.

“Nuk dua të shoh kështu! Dua të shoh sikur deri me tani, ashtu siç ende jeni për shumë: një legjendë. Krenar që të kam takuar dhe kam luajtur kundër teje shumë herë. Ju ende duhet të më argëtoni në futboll mik. 1”, shkruan Casillas në Twitter. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2017, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori