Casillas në histori, askush tjetër në Europë si ai
Iker Casillas
Iker Casillas ne historine e futbollit. Me ndeshjen e djeshme kunder Rumanise, portieri i Portos arriti shifren e 166 ndeshjeve me Kombetaren e Spanjes.

Askush ne Europe nuk ka bere me mire se ish-madrileni, i cili mposht keshtu edhe ish mesfushorin e Lituanise Vitalijs Astafjevs, i cili ne karrieren e tij numeronte 165 ndeshje me Kombetaren, raporton Portali Albeu.

Tashme ai eshte ne vendin e peste ne renditjen boterore me vendin e pare qe mbahet nga Ahmed Hassan, i cili numeron 184 ndeshje me Egjiptin.

Iker Casillas ka debutuar ne vitin 2000 me Spanjen duke fituar edhe 2 Europiane dhe 1 Boteror. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2016, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori