Casillas përkrah Navasin: Duhej të nominohej për çmimin "Portieri i Vitit"
Pas një sezoni të madh në të cilin Navas luajti një rol kyç në Real Madrid, duke fituar Ligën e Kampionëve dy herë radhazi për herë të parë në epokën moderne.

Iker Casillas beson se Keylor Navas duhej të paktën të ishte nominuar për çmimin më të mirë të portierit. Gianluigi Buffon fitoi çmimin e porierit të viti për punën e tij në edicionin e fundit të Ligës së Kampioneve, përcjell Albeu.com.

Por ish-portieri i Real Madridit postoi në Twitter duke mbrojtur pasardhësin e tij. "Pa dyshim, Keylor Navas meritonte të ishte ndër të nominuarit". /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2017, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori