Casillas: Pse nuk i festoj golat
Në radhë të parë zgjedh Cristiano Ronaldon para Lionel Messit, ndoshta sepse e njeh më mirë, ndërsa pranon se kur pëson gol e kap dhimbja e kokës, pasi mendon se mund të bënte diçka për ta parandaluar edhe kur nuk ka faj. Iker Casillas, portieri dhe kapiteni i Real Madrid, nuk është fajësuar pak për reagimin me vonesë në golin e Messit nga goditja e dënimit, por gardiani i "Los Blancos" e ka harruar edhe këtë episod.

"Shumë më kanë kritikuar ngaqë nuk i festoj golat e Realit. Mirëpo nuk ka asnjë sekret në këtë mes. Varet shumë nga gjendja ime emocionale. Kur mendoj se gjërat nuk po shkojnë mirë dhe mund të bëjmë diçka më shumë, atëherë emocionet i mbaj brenda. Ashtu ndodhi edhe në golin e Cristianos me Manchester Cityn", u shpreh numri 1 i Real Madrid.

Gjesti i Ramos me fanellën e Ozilit? Sergio dhe trajneri shkojnë shumë mirë. Nuk pati qejfmbetje, ju e patë Ramosin të luante ndaj Barcelonës", përfundoi Casillas. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2012, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori