Casillas-Ramos: Asnjë ultimatum, respekt për Mou-n
Pas konferencës për shtyp të presidentit Florentino Perez kanë reaguar edhe dy kapitenët e Real Madrid Iker Casillas dhe Sergio Ramos. Dy madrilenët kanë hedhur poshtë zërat sipas të cilave dy lojtarët i kanë vënë ultimatum presidentit Perez për të larguar trajnerin Jose Mourinho.


Dy kapitenët kanë deklaruar se:


1. Gjatë mbledhjes të së martës me drejtuesit e klubit nuk ka patur asnjë ultimatum.

2. Si kapitenë të skuadrës ndalojmë përdorimin e emrave tanë për lajme false.

3. Tregojmë mbështetjen më të madhe për Mourinhon, i cili meriton respektin e të gjithëve.

4. Duam ti shprehim drejteusve dhe tifozëve se vetëm një Real Madrid i bashkuar mund të fitojë trofe. Forza Madrid!, kanë dekalruar Iker Casillas e Sergio Ramos. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2013, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori