Casillas te Milan, Galliani hesht
Pëlqej
Transferimi i Iker Casillas te Milan duket më shumë se një zë i thjeshtë merkato. Përveç takimit të agjentit të futbollistit me drejtuesit e klubit milanez, ato që të bindin më shumë janë dhe deklaratat e Adriano Gallianit. Administratori i Deleguar i klubit kuqezi nuk është se i konfirmon por gjithashtu dhe nuk i mohon, duke theksuar se nuk dëshiron të flasë për momentin. Një strategji që kush e njeh mirë Gallianin e kupton, se dicka zien në mendimet e tij, dhe se afrimi i portierit të Real Madrid është shumë më tepër se një mundësi e largët.

I kontaktuar nga mediat italiane sapo lajmi mori dhenë, drejtuesi kuqezi u përgjigj thatë, duke mos dashur të flasë për merkaton para janarit. Mesa duket dhe Galliani pret të shikojnë sesi do të shkojnë bisedimet me menaxherin por dhe më pas me Realin, për të kuptuar nëse blerja e një legjende për "Los Blancos", si Casillas është vërtetë e mundur.

E sigurtë është që tifozët madrilenë, që larguan Jose Mourinhon për gardianin e tyre, nuk do t’i pëlqejë aspak një transferim i mundshëm i numërit 1, aq më tepër që një tjetër ikonë e klubit, si Raul Gonzalez Blanco la skuadrën tre vjet më parë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori