Antonio
Cassano ka sulmuar Ronaldon pas humbjes së Juventusit në Champions ndaj Portos duke thënë se është një egoist.
“Unë gjithmonë kam thënë që Ronaldo është një fenomen. Ai mund të shënoj shumë
gola, por ka probleme me idenë e Andrea Pirlos. Ai ka qenë gjithmonë vetjak. Ai nuk interesohet nëse të tjerët shënojnë. Ai
jeton vetëm për të shënuar vet. Ai nuk
jeton për futbollin, ai
jeton për qëllimet e tij, kjo është e qartë”, ka thënë
Cassano.
Kujtojmë që në 27 paraqitje këtë sezon, Cristiano Ronaldo ka shënuar 23
gola dhe ka bërë tre asistime. Në Ligën e Kampionëve ai ka qenë i përfshirë në pesë
gola në pesë ndeshjet e tij këtë sezon.
Shtuar më 18/02/2021,
ora 17:45