Cassano: Messi, Ronaldinho, tani C. Ronaldo
Albeu.com
Sulmuesi i Sampdorias, Antonio Cassano, mendon se asi i Barcelonës, Lionel Messi, dhe ai i Milanit, Ronaldinho, janë lojtarë më të mirë sesa Cristiano Ronaldo, derisa treshen e konsideron si lojtarët më të mirë në botë.“Ronaldinho është më i mirë se Cristiano Ronaldo, ndërsa asnjëri prej tyre nuk janë më të mirë se sa Leo Messi”, kanë qenë fjalët e ish- lojtarit të Romës dhe Real Madridit.

Cassano ka shfaqur një formë të shkëlqyer sezonin e kaluar pas kalimit nga Real Madridi te Sampdoria, duke siguruar pjesëmarrjen në Euro 2008, ndërsa për shërbimet e tij janë interesuar shumë skuadra të mëdha.
Shtuar më 16/08/2008, ora 23:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori