Cassano nuk largohet nga Milani
Adriano Galliani
Adriano Galliani, ka insistuar se sulmuesi Antonio Cassano nuk do të largohet nga klubi pas spekulimeve rreth interesimit nga Fiorentina. Casano spekulolohej për një largim të mundshëm.

"Cassano nuk ka kërkuar të shitet, ndërsa Milan nuk ka shprehur gadishmëri ta shesë, prandaj mund të konfirmoj se ai do të mbetet me ne", tha Galliani për Sportmediaset.

Sulmuesi italian kërkohet nga Fiorentina, Genoa, Palermo dhe Napoli, derisa besohet se kërkon paraqitje të vazhdueshme për t'u ftuar nga trajneri i Kombëtares Italiane Cesare Prandelli për Euro 2012. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2011, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori