E FUNDIT/ "Blindohet" Prishtina, aksion masiv i policisë
Cassano nuk ndodhet në merkato
Trajneri i Milanit Massimiliano Allegri ka thënë se nuk dëshiron ta shesë sulmuesin Antonio Cassano. Pas ndeshjes së fundit të luajtur kundrejt ekipit Suedez të Malmoe trajneri i Milanit ka vendosur rreth të ardhmes së Cassanos.

Sulmuesi italian iu bashkua Milanit në janar 2011 por tashmë kanë filluar të qarkullojnë spekulime se ai mund të largohet nga klubi gjatë kësaj merkatoje.

Por, Allegri ka theksuar se Cassano do të ketë hapësirën e tij nëse mbetet me Rossonerët.

"Nuk kam dyshime nëse ai do të mbetet ose jo në klub. Varet prej tij nëse dëshiron të mbetet në një klub ku duhet të lufton për një vend dhe luan për të fituar tituj", tha Allegri. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2011, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori