Cassano pensionohet nga futbolli
Antonio Cassano përfundimisht ka vendosur të largohet nga Verona dhe të pensionohet nga futbolli

Ditë më parë sulmuesi italian, Antonio Cassano nënshkroi kontratë një vjeçare me skuadrën e Serie A, Hellas Verona.

Lojtari tetë ditë më vonë njoftoi pensionimin, ndërsa pas tetë orëve mbajti një konferencë për media ku tha se do të vazhdojë të luajë edhe këtë sezon.

Por, pas gjashtë ditëve, Cassano ka vendosur përfundimisht që të pensionohet nga futbolli dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media.

“Unë nuk do të luajë më futboll. I kërkoj falje qytetit të Veronas, presidentit Maurizio Setti, Drejtorit Sportiv, Filippo Fusco, trajnerit Fabio Pecchia, bashkëlojtarëve dhe stafit teknik. Arsyeja e largimit nga futbolli është dedikimi ndaj familjes, në mënyrë që të jem sa më afër me fëmijët dhe gruan. Antonio Cassano”. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2017, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori