Cassano sulmon Juven: Kështu e urrejnë të gjithë
Ditën e diel bëri bujë shpërthimi i trajnerit të Bologna-s, Sinisa Mihajlovic, i cili akuzoi Juventusin për prishje të kampionatit, pasi bardhezinjtë luajtën me rezerva dhe të rinj në Ferrara, ku u mundën nga Spali, rezultat me shumë rëndësi për fundin e tabelës në Serinë A.

Në mbrëmje, në Tiki Taka në Canale 5, ndërhyri ish-sulmuesi i njohur Antonio Cassano, një personazh që ashtu si në fushë, edhe jashtë saj nuk e vret mendjen për diplomaci dhe i thotë gjërat hapur, duke sulmuar shpesh Juven. Cassano foli për Juven, por edhe për tema të tjera...

JUVENTUS – “Nuk më pëlqeu ajo që bëri Allegri, është normale që ekipet e përfshira në luftë për mbijetesë të bezdisen. Juventusi duhet të luajë gjithnjë për fitore, jo për të zbavitur fëmijët. Bardhezinjtë i urrejnë edhe pa këto gjëra, pastaj ata i kërkojnë vetë telashet...".

SPALLETTI – “Është e drejtë që Interi të vijojë me Spallettin, i cili po bën punë të shkëlqyer. Është në vendin e tretë, nëse nuk humbet ndeshjen e ardhshme ndaj Romës misioni është realizuar me sukses".

GATTUSO – “E meriton Champions League dhe të gjithë lojtarët e duan shumë. Megjithatë, më duket se Leonardo pret me padurim rastin për ta pushuar nga puna".
Shtuar më 15/04/2019, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori