Cassano sulmon Wandan: Icardi largohet për fajin e saj
Një tjetër përballje e ashpër ka ndodhur mes Antonio Cassanos dhe Wanda Naras gjatë emisionin sportiv italian, Tiki Taka.

Ikona italiane e shikon Wandan në qendër të problemeve që Mauro Icardi dhe Interi po kalojnë.

“Personi që e krijoi këtë katastrofë është ajo”, ka thënë Cassano në emisionin italian, Tiki Taka.

“Ajo i ka krijuar Icardit probleme. Ajo e ka krijuar këtë zonë të minuar rreth tij. Le ta marrim drejt, ti (Wanda) flet shumë, ju jeni trajneri, ju jeni ajo që i përdorni rrjetet sociale më shumë sa që duhet”.

Nëse Interi ia ka hequr shiritin e kapitenin, ka një arsye për këtë: Ausilo, Marotta, Spalletti dhe Zhang nuk janë të çmendur”.

“Tani është një gjë tjetër, fillimisht Mario nuk kishte dhimbje në gjurin e tij, por i filluan pasi ia hoqën shiritin. Bëra skena të tilla kur isha 21 vjeçar. Nëse ai nuk luan, do të largohet. Është një situatë pa kthim”.

“Në realitet ne po flasim për këtë tashmë katër muaj për shkak të gjërave që Wanda ka thënë. Spalletti më bri kapiten kur isha 20 vjeçar te Roma. Isha zëvendës-kapiten pas Tottit dhe pastaj më tha se nuk do të isha më sepse nuk isha shembull”.

“Ai kishte të drejtë. Nëse e ka bërë këtë me Icardit, duhet të ketë pasur arsye”, ka shtuar Cassano.
Shtuar më 04/03/2019, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori