Cassano "turbullon" Interin
Mosgrumbullimi në Kombëtare, gjesti i shëmtuar ndaj Pereiras dhe mërzitja e Palacios për mosaktivizimin. Janë këto tri të dhëna që kanë forcuar zërat se pas 20 ditësh zikaltër, tek Interi janë të mërzitur me Antonio Cassanon. Por, ai që është më i shqetësuar tek Interi duket se është tekniku Andrea Stramaccioni.

Tek Interi, barezi shikohet nga disa si i bezdisshëm, e nga të tjerë i padurueshëm. Për të gjithë është një talent që krijon situata të pakëndshme. Si të gjithë Cassano i tillë është. Ish sulmuesi i Milan po përpiqet të bëhet miku i të gjithëve, ndërsa po afrohet me Coutinho, Nagatomo dhe Juan, por në vend të kësaj është shndërruar në antipatik. Dhe fakti që tekniku Cesare Prandelli nuk e ka marrë në Kombëtare, nuk është rastësor. Barezi nuk rri dot në grup dhe kjo u pa edhe në Euro 2012. Shto këtu edhe gjendjen mbipeshë.

I vetmi aleat, sipas mediave italiane, është Stramaccioni, që ka besim te barezi. Gjithsesi, në klubin zikaltër nuk ka një reagim në lidhje me këtë zhurmë. Asgjë nuk është konfirmuar në kampin interist, ndërsa një pjesë e tifozëve këtë e shohin si një mënyrë për të turbulluar ambientin dhe harmoninë brenda skuadrës. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2012, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori