Cassano zgjedh Juventusin mbi të gjithë: Vetëm ata kanë kampionë në ekip
Pëlqej
Antonio Cassano nuk luan për asnjë ekip, por e quan veten ende futbollist dhe thotë se është në formë dhe mirëpret një ofertë interesante për t’u rikthyer. Ish sulmuesi i Interit, Romës e Realit të Madridit theksoi se vijon të stërvitet rregullisht me 2 seanca dhe se ka peshën ideale për t’u rikthyer sërish në fushë.

“Stërvitem rregullisht sipas programit që më ka bërë ish përgatitësi im atletik. Thuajse gjithmonë në orën 08:30-09:30 dhe 14:30-16:00 jam në fushë duke u stërvitur. Jam gati të rikthehem, por vetëm nëse do të më vijë ndonjë mundësi emocionuese. Jam 85 kilogram, po aq sa isha kur mora pjesë në botërorin e Brazilit”, u shpreh Cassano.

Immobile, Icardi, Higuain, Dzeko e Mertens, janë sulmuesit që po shkëlqejnë në Serinë A, por Cassano nuk ka dyshime mbi faktin se cili prej tyre është më I mirë.

“Pa asnjë dyshim që është Higuain. Madje në këndvështrimin tim, në Serinë A ka vetëm 3 kampionë dhe ata janë Buffon, Pjaniç dhe Higuain”, deklaroi Antonio Cassano./albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori