Cassanos i soset durimi: U lodhëm me Sarrin
Antonio Cassano e ka shprehur hapur mospëlqimin ndaj Maurizio Sarrit. Në një intervistë të fundit, italiani tregon se tifozët kanë katër muaj që presin për shkarkimin e trajnerit të Juventusit si dhe Leonardo Bonnuci nuk po e ndihmon aspak Matthijs de Ligt të përshtatet me kampionatin italian.

"Të gjithë thonë që duhet të tregohemi të durueshëm me Sarrin, por tashmë u bënë plot katër muaj. Sapo Juventusi u ndesh me një ekip të fortë si Lazio, por e humbën ndeshjen," tregon 37-vjeçari për ‘Tiki Taka’, ku kujton disfatën e Juves në ‘Olimpico’ ndaj Lazios 3-1.

"Chiellini mungon ende. Mungesa e tij ndihet shumë. Ai është një lider si brenda dhe jashtë fushe. Giorgio ka një personalitet të shkëlqyer dhe do ta ndihmonte shumë në lojë De Ligt. Fati i keq i holandezit që i duhet të luajë me Bonuccin, i cili nuk mundet kurrsesi që ta ndihmojë," mbyll Cassano.
Shtuar më 09/12/2019, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori