Castillejo në shok: Dy persona më grabitën duke më drejtuar armën në fytyrë
Një ngjarje aspak e këndshme për Samu Castilljeo-n në qytetin e Milanos.

Përmes një postimi në “Instagram”, sulmuesi spanjoll i Milanit zbuloi se është grabitur nga dy persona.

“Në Milano gjithçka në rregull? Sapo më kanë grabitur dy djemë, duke më drejtuar një armë në fytyrë.”

Sipas Milannews.it, Castillejo po udhëtonte me makinë dhe në momentin që është ndalur në semafor dy persona janë afruar dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur që t’i marrin një orë luksoze.

Shtuar më 09/06/2020, ora 20:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori